Këngëtarja Rihanna edhe një herë ka shfaqur bukurinë e saj në një seri të fotove të realizuara për revistën e famshme “Dior”.
Krijuesja e hitit “California King Bed” tregoi vetëbesimin e saj duke shkrepur fotografi seksi derisa kishte të veshur një fustan metalik.
Ylli, e cila po përflitet për një romancë të mundshme me Lewis Hamiltonin, nuk hezitoi që të shfaqë edhe këmbët e saj gjersa ishte e ulur në një karrige.
Këngëtares i kanë pëlqyer shumë fotografitë e saj sepse menjëherë i postoi ato në Instagram për fansat e saj.