Telegrafi

Fotografuan votën shtatë persona shoqërohen në Polici

Për shkak të fotografimit të votës, gjatë procesit të votimit, deri në orë  17 e 30, shtatë persona janë shoqëruar në Polici.

Shaban Osmanollaj, shefi i Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, ka konfirmuar se pesë nga shtatë personat e ndaluar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

“Policia e Kosovës deri më tani ka iniciuar shtatë raste të ‘cenimit të fshehtësisë së votimit’, pra në këto raste është bërë fotografimi i votës. Pesë nga këta persona janë ndaluar në mbajtje me aktvendim të prokurorit për 48 orë, ndërsa dy persona janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Osmanollaj.

Sipas policisë, janë konfiskuar edhe telefonat për hetime të mëtutjeshme./Telegrafi/