Telegrafi

Fotografojnë fletëvotimin, njëri ikë, tjetri përfundon në stacionin policor

Z.D sot në mëngjes është dërguar në stacionin policor në Komunën e Gjorçe Petrovit, për shkak se ka fotografuar fletëvotimin me telefon celular, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo ka ndodhur në vendvotimin numër 2.556 në shkollën fillore “Koço Racin”, ndërsa votimi është ndërprerë prej 08:25 deri 08:35.

Edhe në Vallandovë, në vendvotimin numër 0281, është vërejtur personi Z.P duke e fotografuar fletëvotimin, dhe kur i është treguar se është e ndaluar, ka ikur./Telegrafi/