Site icon Telegrafi

Fotografoi votën, dërgohet në stacion policor një person në Zveçan

Mbi gjysmë milioni qytetarë me të drejt vote, tashmë kanë ushtruar të drejtën e tyre dhe kanë votuar.

Ndonëse procesi është duke shkuar pa ndonjë incident të madh, një rast i fotografimit të votës është raportuar në Zveçan.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar për Telegrafin se një person është sjellë në stacion.

Lexo po ashtu Kosova voton - DnV: Dalja e qytetarëve në zgjedhje është 14.5%, 6% prej tyre kanë votuar me asistencë

“Një person është sjellë në stacion në lidhje me fotografimin e votës. Pas konsultimit me prokurorin do të vendoset si do të veprohet tutje”, ka thënë Elshani.

Nga të dhënat e fundit nga KQZ deri në orën 15:00 në këtë komunë kanë votuar 43.59% apo 3 mijë e 140 qytetarë nga 7 mijë e 203 sa kanë të drejtë vote. /Telegrafi/

Exit mobile version