Telegrafi

Fotografohet me unazë diamanti – Cher ndez thashethemet se është fejuar me Alexander Edwardsin

Gjërat mund të jenë bërë më serioze për Cher dhe të dashurin e saj, Alexander ‘AE’ Edwards.

Kjo pasi ylli i famshëm u fotografua me një unazë, gjë që bëri të nxisë spekulimet për një fejesë të mundshme.

Krijuesja e hitit “Believe”, 76-vjeçe, ka treguar një unazë diamanti të shkëlqyer që duket se i është dhuruar nga partneri i saj, reperi, 36-vjeçar, gjatë një daljeje në Los Angeles të enjten.

Foto: Backgrid

Ikona e muzikës pop dukej atraktive në veshjen e thjeshtë, por unaza ishte ajo që bëri të flisnin më shumë njerëzit.

Lexo po ashtu Cher thuhet se është në lidhje me Alexander Edwards, i cili është 40 vjet më i ri se ajo

Cher dhe Alexander u aludua se kanë nisur një lidhje dashurie në nëntor të vitit të kaluar.

Foto: Backgrid

Çifti njoftuan zyrtarisht romancën në të njëjtin muaj, duke shmangur kritikat për diferencën e tyre 40-vjeçare në moshë.

Alexander më parë ka qenë në një lidhje dashurie me artisten e famshme, Amber Rose.

Foto: Film Magic

Me të njëjtën ndan një djalë të quajtur, Slash, trevjeçar. /Telegrafi/