Gjërat mund të jenë bërë më serioze për Cher dhe të dashurin e saj, Alexander ‘AE’ Edwards.
Kjo pasi ylli i famshëm u fotografua me një unazë, gjë që bëri të nxisë spekulimet për një fejesë të mundshme.
Krijuesja e hitit “Believe”, 76-vjeçe, ka treguar një unazë diamanti të shkëlqyer që duket se i është dhuruar nga partneri i saj, reperi, 36-vjeçar, gjatë një daljeje në Los Angeles të enjten.
Ikona e muzikës pop dukej atraktive në veshjen e thjeshtë, por unaza ishte ajo që bëri të flisnin më shumë njerëzit.
Cher dhe Alexander u aludua se kanë nisur një lidhje dashurie në nëntor të vitit të kaluar.
Çifti njoftuan zyrtarisht romancën në të njëjtin muaj, duke shmangur kritikat për diferencën e tyre 40-vjeçare në moshë.
Alexander më parë ka qenë në një lidhje dashurie me artisten e famshme, Amber Rose.
Me të njëjtën ndan një djalë të quajtur, Slash, trevjeçar. /Telegrafi/
I posted this cause his nails are so cool pic.twitter.com/aeUOOy4IIE
— Cher (@cher) December 25, 2022