Paparacit e magazinës Supercars, e kanë fotografuar në Amsterdam këtë Ferrari, të cilit i janë bërë disa ndryshime të dukshme nga kompania Mansory.
Në veturën e quajtur Siracusa 4XX, janë bërë disa intervenime të materiali me fibra karboni, transmeton Telegrafi.
Më së shumti bien në sy një e fryrë e vënë në kapakun e përparmë, si dhe disa shtesa në pjesët anësore.
Vetura është lyer me ngjyrë të verdhë të ndezur, ndërsa në mes është zi me shkëlqim të lartë.
Megjithëse nuk janë humbur tiparet dalluese, në këtë Ferrari 488 ja bërë disa ndryshime që e dallojnë nga modelet tjera.
Për dallim nga veturat tjera të prodhuesit italian, këtu rrotat janë më të mëdha.
Në pjesën e përparme janë vendosur rrotat me përmasa 20×9.0 inç, kurse në pjesën e pasme 21×11.0 inç. /Telegrafi/