Ferrari gjithmonë është duke punuar në diçka të re, dhe ne shpesh e shohim punën e tyre si veturë testuese e kamufluar shumë kohë para se ta bëjë debutimin zyrtar.
Megjithatë, vetura është në ciklin e hershëm të zhvillimit sa që Ferrari duhet ta fshehë atë në trupin e një modeli tjetër, dhe siç duket po e bën të njëjtën në këto foto zbuluese në Roma-n e modifikuar.
Kupeja, e cila mund të jetë një zëvendësim i 812, siç raporton motor1, ka të vendosur një mbështjellës kamuflazhi, i cili i fsheh disa nga detajet e stilit, megjithatë nuk mund ta fshehë kofanon e zgjatur apo trupin e gjerë të veturës, përcjell Telegrafi.
Duket se ka një copë shtesë metalike në mes të rrotave të përparme dhe dyerve, një ndryshim i domosdoshëm nëse duhet që vetura ta akomodoj një motor më të madh, e aktualisht Ferrari e shet modelin Roma me motor V8.
Trupi më i gjerë shihet afër rrotave, duke dalë pak më jashtë nga vija qendrore e veturës dhe duke shkuar tek rrotat më të mëdha.
Ferrari ndryshoi gjithashtu modelin e pjesës së përparme, duke gdhendur hyrje më të mëdha në pjesën e jashtme të parakolpit të poshtëm. Një motor më i madh do të kishte nevojë për rritjen e aftësive ftohëse.
Në vitin 2021, kreu teknik i Ferrari njoftoi se kompania veçse ishte duke punuar mbi një version më të fortë të motorit të saj 6.5 litërsh V12, i cili jep 830 kuaj fuqi dhe 692 njuton metër të fuqisë rrotulluese në 812 Competizione. /Telegrafi/