Vetëm ideja e Ferrarit për të prodhuar një SUV ka krijuar shumë polemika më vete, dhe paraqitja e parë e Purosangue me siguri do t’i bëjë njerëzit të flasin përsëri.
Dhe disa imazhe të zbuluara që bëjnë xhiron e mediave sociale pretendojnë të tregojnë SUV-në e re të Ferrarit nga këndet e përparme dhe të pasme në ambientet e fabrikës, përcjell Telegrafi.
Por, pavarësisht nëse është këndi i kamerës, cilësia e dobët e imazhit ose ndonjë kombinim i tyre, ato nuk pikturojnë portretin më të këndshëm të përmasave të Purosangue.
Forma e përgjithshme e parë këtu përputhet me atë që kemi parë në “fotot e spiunuara” të Purosangue.
Një motor V-8 me turbocharged, ndoshta me ndihmën e një motori elektrik, është zgjedhja më e mundshme për motorin e Purosangue.
Por është e mundur që Ferrari mund të vendosë një sistem hibrid V-12, ose një motor hibrid V-6 për modelin bazë.
Andaj ne duhet të presim të mësojmë më shumë gjatë këtij viti kur Purosangue të bëjë debutimin e tij zyrtar.
Ferrari ka konfirmuar se prodhimi do të fillojë në vitin 2022, me dërgesat e klientëve që fillojnë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/