Bianca Censori shkaktoi polemika të mëdha kur u shfaq në ‘Grammy’ me një trup transparent, duke mos veshur asgjë poshtë.
Ndërsa shumica menduan se kjo ishte një skemë e Kanye West, fotografitë e zbuluara së fundmi tregojnë se Bianca ka eksperimentuar me veshje të guximshme shumë kohë para se të ishte në krah të tij.
Ajo më parë ka qenë drejtore kreative e një marke mode dhe ka pozuar për veshje të ngjashme, përfshirë një trup të tejdukshëm që ngjante shumë me atë të ‘Grammy’, shkruan DailyMail.
Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse pamja ishte një zgjedhje e saj personale apo ndikim i Kanye.
Ndërkohë, një lexues buzësh ka zbuluar se Kanye i dha Biancas udhëzime të qarta për të hequr pallton para kamerave.
Reagimi në rrjetet sociale ishte i ashpër, me shumë njerëz që shprehën shqetësimin se Kanye po e manipulon Biancan dhe po e shndërron në një version të “radikalizuar” të Kim Kardashian.
Çifti u largua shpejt nga eventi mes spekulimeve se iu kërkua të iknin.
Miqtë e Biancas thuhet se janë të shqetësuar për të, duke pretenduar se ajo është e izoluar dhe e kontrolluar nga Kanye.
Skena e ‘Grammy’ shtoi dyshimet dhe ndezi një valë reagimesh që kërkojnë “shpëtimin” e saj. /Telegrafi/