Melania Trump ka përjetuar një përrallë që do ta ëndërronte çdo femër. U nis nga qyteti i vogël slloven i Senicës për t’u bërë modele e njohur në Amerikë. Pasi arriti këtë, u martua me një miliarder.
Fati e deshi që burri i saj të bëhet i pari i vendit dhe ajo të marrë titullin ‘Zonja e Parë’, duke u bërë ndër të rrallat shtetase të huaja që hyjnë brenda Shtëpisë së Bardhë.
Por, si nisi karriera e saj si modele dhe kë duhet të falënderojë ajo? Natyrisht, përveç vetes dhe këmbënguljes së saj të madhe një meritë jo të vogël ka edhe fotografi Stane Jerko. Ai ishte i pari që shkrepi fotografi të Melanias kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe, transmeton gazeta Tema.
“Në sytë e saj kishte diçka të veçantë. E ndjeja që ajo vajzë do të çante dhe do të bëhej një modele e njohur”, ka deklaruar fotografi tashmë i moshuar.
Ai thotë se ndjehet shumë i lumtur për kontributin modest që ka dhënë për karrierën e Melanias.
Pas këtij seti fotografik, Melania nisi të dërgonte foto e CV na agjenci të ndryshme për të kërkuar punë si modele deri sa erdhi thirrja e duhur.