Këngëtarja e njohur, Dua Lipa, vazhdon të mbetet ndër zërat më të pëlqyer të momentin anë e kënd botës.
Karrierën Lipa e ka nisur që në adoleshencë, gjersa ka kënduar edhe gjatë kohës sa ka jetuar në Prishtinë.
Në vitin 2014, këngëtarja Dua Lipa kishte realizuar një set fotografik mjaft të veçantë, te fotografi i njohur, Arton Humolli.
Në atë kohë, ajo ende nuk ishte një emër i njohur në tregun botëror.
Dua kishte pozuar mjaft tërheqëse në pamjen e kuruar nga parukieri kaci dhe grimerja Sellma.
Fotografitë gjenden ende në Instagram, për të gjithë ata që duan të shohin se si është dukur këngëtarja ndër vite.
10 gushti i këtij viti do ta gjejë Dua Lipën në Kosovë, në një koncert të madh para fansave shqiptarë. /Telegrafi/