Imazhet e rralla nga teleskopi hapësinor magjepsin studiuesit dhe mund të sjellin njohuri të reja.
“Imazhet që teleskopi regjistroi në 20 dhe 23 prill janë imazhet më të mprehta që tregojnë shpërthimin e një komete të brishtë”, shkroi NASA. Kjo është kometa C / 2019 Y4 – e quajtur edhe ATLAS, transmeton Telegrafi.
Më 20 prill, Hubble ishte në gjendje të dallojë 30 fragmente të kometës.
Studiuesit nuk janë akoma të sigurt pse pjesët individuale duken kaq të ndryshme. Ndërsa fragmentet rrotullohen, mund të jetë për shkak të reflektimeve të ndryshme të dritës së diellit. Por gjithashtu mund të ketë të bëjë me faktin se pjesët individuale kanë ndryshuar si rezultat i shpërthimit.
Vëzhgimet e reja nga teleskopi hapësinor Hubble tregojnë gjithashtu se të gjitha fragmentet e thyera janë të rrethuara nga pluhuri hapësinor, i cili është i ndriçuar nga rrezet e diellit.
“Kjo është me të vërtetë shumë emocionuese, sepse ngjarjet e tilla janë jashtëzakonisht të lezetshme për tu parë dhe sepse ato nuk ndodhin shumë shpesh. Shumica e kometave që shpërthejnë janë shumë të errëta për tu parë. Ngjarjet me këtë madhësi vijnë vetëm një herë në një dekadë”, tha Quanzhi Ye, kreu i një ekipi vëzhgues Hubble nga Universiteti i Maryland.
Për më tepër, shpërthimi i një komete është e vështirë për tu vërejtur sepse ndodh shpejt dhe nuk mund të parashikohet. /Telegrafi/