Këngëtarja Era Istrefi, e nisi karrierën e saj në vitin 2013, teksa deri në vitin 2016 prodhoi muzikë për tregun vendor.
Më pas me suksesin e këngës “Bonbon”, ajo arriti që të depërtojë në tregun ndërkombëtar të muzikës duke shënuar suksese të shumta.
Me kalimin e viteve, Era gjithmonë ka ndryshuar për mirë dhe është komplimentuar për paraqitjet e saj.
Ndërkohë, me kalimin e viteve ndryshimet duket se u bënë gjithnjë e më të dukshme.
Fillimisht, ajo u shfaq me modelin e flokëve me rasta në ekran, gjersa më pas ndryshoi drastikisht duke eksperimentuar me ngjyra të ndryshme.
Në vazhdim, ju sjellim disa imazhe të këngëtares Era Istrefi të shumë viteve më parë, dhe ndryshimet që ajo ka pësuar me kalimin e viteve. /Telegrafi/