Telegrafi

Fotografitë e Bersant Celinës me fanellën e Dijon qarkullojnë në rrjet, ylli i Kosovës afër zyrtarizimit te klubi francez

Bersant Celina është shumë afër të zyrtarizohet si lojtari më i ri i klubit nga Ligue 1, Dijon, ndërsa disa fotografi të tij tashmë po qarkullojnë në internet.  

Fantazisti i Përfaqësueses së Kosovës thuhet se ka lënë Champinshipin anglez për të vazhduar karrierën e tij te klubi Dijon, i cili militon në Ligue 1.

Megjithatë, ende nuk ka ardhur asnjë konfirmim nga asnjëri klub rreth këtij transferimi, edhe pse fotografitë e Celinës me fanellën e Dijon tashmë po qarkullojnë.

Lexo po ashtu Bersant Celina mund ta lë Swansean, klubi francez Dijon synon transferimin e tij

Është gazetari nga Uellsi, Ian Mitchelmore, i cili ka thënë se një marrëveshje pritet të kompletohet brenda javës.

“Dijon do të kompletojë nënshkrimin e Bersant Celina nga Swansea këtë javë”.

“Marrëveshja duhet të konfirmohet para fillimit të Championship në Preston”, ka shkruar Mitchelmore në Twitter.

Ndryshe, Celina sot mbush 24 vjet dhe thuhet se ky transferim është si dhuratë për ditëlindjen e tij. /Telegrafi/