Telegrafi

Fotografitë më bizare ndër vite gjatë festimit të Shën Valentinit (Foto)

Po afron Festa e të Dashuruarve, kur të gjithë çiftet që e festojnë, pos dhuratave që shkëmbejnë realizojnë edhe një fotografi për ta ruajtur përgjithmonë.

Disa bëhen kreativ dhe përfshijnë në imazhin e Shën Valentinit edhe elemente tjera, për ta bërë kenë sa më tërheqëse dhe mbresëlënëse, transmeton Telegrafi.

Të tjerë dinë të dështojnë aq keq, sa që do t’ju bëjnë të ndjeheni të lumtur, që jeni beqar dhe nuk jeni në ndonjë marrëdhënie, për të bërë gabimin e ngjashëm.

Në prag të shënimit të kësaj dite, janë shpërndarë disa fotografi të realizuara ndër vite, që i tregojnë protagonistët në pozitat më të pa lakmueshme.

Skenat bizare i shfaqin ata me gjësende të ndryshme, apo edhe me shkrime të pakuptimta nëpër kartolina. /Telegrafi/