Telegrafi

Fotografia që u kushtoi shtrenjtë: Adoleshentët tentuan të realizojnë një selfie në liqenin e ngrirë, por akulli u thye (Video)

Një grup adoleshentësh që po rrëshqisnin në liqenin e ngrirë në parkun qendror të New York-ut, për pak sa nuk e kanë humbur jetën pasi që derisa tentuan të bëjnë një selfie, sipërfaqja e akullt u thye.

Për fat të mirë adoleshentëve u dolën në ndihmë disa persona, të cilët gjithashtu po rrëshqisnin në afërsi të tyre, transmeton Telegrafi.

Por derisa ekipet e zjarrfikësve janë shfaqur në vendin e ngjarjes, pothuajse shumica e adoleshentëve ishin nxjerrë nga uji.

Gjashtë adoleshentë dhe një person që u kishte ofruar ndihmë, për shkak të hiportermisë janë dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka konfirmuar rastin, duke thënë se të rinjtë kishin tentuar të realizojnë një selfie kur para këmbëve të tyre është thyer akulli. /Telegrafi/