Fotografia e super Hënës në Prishtinë vlerësohet si ndër më të mirat në botë nga BBC
Arigona Bytyçi
Fotografia e Hënës e shkrepur në Kosovë ka zënë vend në artikullin e BBC-s, në kuadër të imazheve më të mira në botë.
Të martën mbrëma, vëzhguesit në të gjithë botën patën mundësi të pikasin Hënën e plotë, por kësaj radhe më të madhe se zakonisht dhe më të ndritshme, transmeton Telegrafi.
Hëna e plotë e këtij muaji e quajtur “Hëna Sturgeon” ndriçoi qiellin e natës kur u ngrit mbi horizont pak pas perëndimit të diellit.
Është e para nga dy super-hënat e këtij muaji – Hëna e plotë e ardhshme më 30 gusht do të quhet Hëna Blu pasi është Hëna e dytë e plotë që shfaqet në një muaj kalendarik.
BBC përmblodhi fotografitë më të mira të super-hënës nga e gjithë bota, dhe brenda artikullit të tyre është edhe fotografia e shkrepur në Prishtinë.
Këto janë imazhet e tjera që BBC ka përzgjedhur për t’i publikuar në artikull.