Fotografia e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është gjetur e varur në murin e zyrës së ish-kryetarit të Zveçanit, Dragisha Milloviq.
KosovaPress ka siguruar fotografinë ku shihet xhami i thyer i kornizës në të cilën ndodhet fotografia e Putinit.
Nuk dihet sesi është thyer e njëjta dhe as nëse do të vazhdojë të qëndrojë në zyrat e kryetarit të ri, Ilir Peci, sidomos pas luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë.
Kujtojmë se Komuna e Zveçanit në vitin 2011 e pati shpallur Putinin, qytetar nderi. /Telegrafi/