Site icon Telegrafi

Fotografia e parë e Mekës e shkrepur në vitin 1888 nga një holandez, është shitur në ankand për 250 mijë dollarë (Foto)

Fotografia e parë e Mekës e shkrepur nga ekploruesi holandez që kishte gënjyer banorët lokal se ishte konvertuar më mysliman, vetëm dhe vetëm që të ketë qasje në qytetin e shenjtë, është shitur sot në ankandin e Sotheby për 250 mijë dollarë.

Christiaan Snouck-Hurgonje’s kishte realizuar fotografinë gjatë punës së tij në konsullatën holandeze në Jedda gjatë vitit 1880, transmeton Telegrafi.

Snouck-Hurgonje’s një burrë me prapavijë akademike për studimet e shkencave islame, ishte kandidati i përkryer për një holandez. Ai ishte personi i parë nga bota perëndimore që është lejuar në Mekë.

Fotografitë e tij të mrekullueshme shfaq pelegrinët nga Indonezia që kishin marrë rrugë për në qytetin e shenjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version