Telegrafi

Fotografia e ish-presidentit Thaçi ende në zyrën e kryetarit të Rahovecit, aty sot ishte Presidentja Osmani

Fotografia e ish-presidentit, Hashim Thaçi, është ende e vendosur në zyrën e kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi.

Në fotografitë që Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare, shihet se në zyrën e Latifit është ende e varur fotografia e ish presidentit Hashim Thaçi, i cili tashmë ndodhet në Hagë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten ka vizituar Rahovecin, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Mirëpo në zyrën e të parit të Rahovecit është respektuar ligji pasi edhe fotografia e Presidentes Osmani gjendet në zyre./Telegrafi