Telegrafi

Fotografia e fundit e Gazmend Sinanit para aksidentit të tmerrshëm, festoi 27 vjetorin e lindjes para se të vdiste

Gazmend Sinani në fanellën e Bashkimit

Mëngjesi i ditës së shtunë ka qenë i tmerrshëm për basketbollin kosovar.

Basketbollistët e Përfaqësues së Kosovës kanë pësuar një aksident që ka pasur me fatalitet.

Ishte basketbollisti Gazmend Sinani që kë gjetur vdekjen pas plagëve të marra.

Por përveç Sinanit në makinë ishin edhe vëllezërit Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina si dhe fizioterapeuti Kujtim Shala.

Pjesa tjetër e pasagjerëve kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i pësuar.

I ndjeri Sinani kishte festuar ditëlindjen e tij të 27-të në një lokal nate së bashku me miqtë e tij.

Fotografinë e bërë së bashku e ka shpërndarë Altin Morina në Instagram, ndërsa ajo foto mbetet kujtimi i fundit së bashku i bashkëlojtarëve të Përfaqësueses.

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll ishte në Gjakovë ku po i mbante stërvitjet për përgatitjen e ndeshjeve kualifikuese në Kupën e Botës. /Telegrafi/