Telegrafi

Fotografia e foshnjës që ngjan me DeViton, bëhet hit në internet (Foto)

Një fotografi e një foshnje gjashtëmuajshe është bërë hit në internet, si pasojë e ngjashmërisë së madhe me Danny DeViton.

Logan Bihamta që tash është dy vjeç, ishte fotografuar në kohën kur nëna e tij, Shannon, për herë të parë kishte vërejtur ngjashmërinë me aktorin 72 vjeçar.

“Djali im dikur ngjante me Danny DeViton”, ka shkruar Shannon në Reddit, ku e ka shpërndarë fotografinë – transmeton Telegrafi.

Ngjashmëria e vogëlushit me DeViton

Nëna e fëmijës ka treguar se pasi ua kishte treguar familjarëve dhe miqve për herë të parë fotografinë, ata kishin filluar ta thërrisnin ‘Baby DeVito’. Dhe nga ai moment e kishte parë ngjashmërinë.

“Ai është një vogëlush shumë i lumtur dhe i qeshur. Përpiqesha të bëja fotografi duke qeshur për gjyshërit dhe pastaj u bë kjo fotografi”, ka treguar Shannon për The Huffington Post.

Ajo ka thënë se tash, pasi është rritur, djali nuk ngjan më me aktorin e famshëm. /Telegrafi/