Ledri Vula dhe Ylli Limani tashmë është bërë e ditur se kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Dyshja e famshme e estradës shqiptare thuajse kanë finalizuar xhirimet e videoklipit, ndonëse nuk kanë zbuluar më shumë rreth datës së saktë të lansimit.
Ata po vazhdojnë të sjellin imazhe të tjera nga xhirimet e këtij klipi, për t’i informuar fansat pak a shumë se si do të duket ky projekt.
“Ku po shkon?”, ka qenë përshkrimi që Limani ia ka vënë njërës prej fotografisë të shpërndarë në Instagram.
Të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve, të cilët mezi po presin për këtë prurje muzikore.
Ylli dhe Ledri, të dy këtë periudhë kanë qenë të zënë me projekte të tjera muzikore.
Ata janë shumë të kërkuar edhe në mbrëmje e koncerte muzikore. /Telegrafi/