Artistja shqiptare, Kida, ka njoftuar fansat për projektin e ri muzikor për të cilin ka nisur xhirimet që një kohë.
Ajo përmes disa postimeve që ka ndarë në Instagram bën të ditur se kënga e re e quajtur “Dinero” lansohet në mesnatë.
Pak para publikimit, Orhidea Latifi (emri i vërtetë) nuk ka hezituar të sjellë edhe disa pamje me të cilat shfaqet në videoklip.
“Sonte 23:59, Dinero”, ka shkruar ajo.
Në imazhe, krijuesja e hitit “Malli” vjen me një paraqitje të mahnitshme në një fustan me pak material që ia ka mbuluar vetëm pjesët intime.
Reagimet kanë qenë të menjëhershme, fansat e së cilës ngelën të befasuar pasi nuk kishin një datë të saktë të plasimit.
Krahas projekteve, Kida këtë verë ka qenë tejet e angazhuar me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/