Telegrafi

Me fotografi të rralla nga fëmijëria, motra e Dua Lipës zgjedh të urojë këngëtaren për ditëlindjen e 25-të

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ylli ndërkombëtar me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 25-të.

Me këtë rast ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e shumtë, teksa për një prej urimeve më të veçanta duket të jetë kujdesur motra e saj, Rina.

Ajo vendosi që në ditëlindjen e 25-të të motrës, të publikojë disa fotografi nga e kaluara, kur të dyja ishin shumë të vogla dhe të panjohura për publikun.

“Urime ditëlindjen për shoqen time më të mire! Do të doja të isha atje me ty të të jepja përqafimin më të madh, por këtu janë disa fotografi në të shkuarën. Të dua aq shumë sa më mungon si e çmendur”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e fotografive.

Lexo po ashtu Dua Lipa feston ditëlindjen e 25-të, Dukagjini me urim të përzemërt: Jam i lumtur që jemi bashkë në këtë udhëtim, do më kesh gjithmonë pranë

Rina bashkë me prindërit dhe vëllain e vogël ndodhen larg Duas, për pushime në Ulqin të Malit të Zi.

Foto: Rina Lipa/Instagram

Ndërkohë, Dua është zhvendosur në Los Angeles me të dashurin, Anwar Hadid. /Telegrafi/

Foto: Rina Lipa/Instagram