Një nga atraksionet më të famshme turistike të Porto Rikos u rrëzua dhe një person gjeti vdekjen mes një serie tërmetesh që kanë goditur ishullin e Karaibeve këtë javë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Porto Riko u godit nga një tërmet me magnitudë 5.8 të hënën dhe një tërmet me magnitudë 6.4 të martën.
Si pasojë, një person ka gjetur vdekjen dhe disa të tjerë janë lënduar, ndërkohë i gjithë ishulli ka mbetur pa energji elektrike.
Dhe kur flasim për dëmet, një i tillë ka ndodhur edhe me dëmtimin e Punta Ventana, një formacion i famshëm i gurëve, i vizituar nga turistët.
Për ta dëshmuar këtë janë publikuar edhe fotografi që tregojnë formacionin, para dhe pas shkatërrimit.
“Playa Ventana është shembur. Sot ikona jonë mbetet në kujtesën e të gjithëve”, tha një zyrtar për shtyp për këshillin e rajonit të Guayanilla, ku ndodhet formimi i gurëve, në një postim në Facebook. /Telegrafi/