Telegrafi

Fotografi i njohur e sjellë tërë procesin e lindjes së bebes përmes fotografive (Foto)

Fotografi Lennart Nilsson ka shpenzuar 10 vite të jetës së tij duke e dokumentuar rritjen e embrionit njerëzor, nga ngjizja e deri në lindje.

Bota fillimisht kishte dëgjuar për këtë fotograf në vitin 1965, kur revista LIFE kishte publikuar 16 faqe të fotografive të tij me embrione njerëzore.

Fotot e tij menjëherë ishin ri-publikuar edhe në revista tjera të njohura, si “Stern”, “Paris Match”, “The Sunday Times”, etj.

Mikroskopët dhe kamerat kishin qenë pasioni kryesor i Nilsson-it qysh nga fëmijëria e tij. Përgjatë viteve, ai e kishte formuar ambicien që t’ia shfaqë botës bukurinë e trupit të njeriut në nivele të vogla. Ai kishte menaxhuar t’i bëjë fotot e para të një fetusi në vitin 1957, por nuk kishin qenë aq të mira sa për t’i publikuar.

Fotot më precize kishte arritur t’i shkrepë me ndihmon e cistoskopit – instrument mjekësor i cili përdoret për ta ekzaminuar pjesën e brendshme të fshikës urinare. Ai e kishte ngjitur kamerën me një dritë të vogël në të, dhe kishte shkrepur mijëra fotografi për ta dokumentuar jetën e embrionit brenda mitrës së nënës. /Telegrafi/