Të enjten pak para mesnate është sulmuar objekti i komunës së Zveçanit.
Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa është dëmtuar hyrja e objektit të komunës dhe disa vetura.
Pas sulmit ndaj institucioneve të Kosovës, ka reaguar sot kryetari i komunës, Ilir Peci.
“Sulm me granata dore rreth orës 23:45 në objektin e Komunës së Zveçanit. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, disa individë të paidentifikuar kanë kryer një sulm ndaj objektit të Komunës së Zveçanit me granata dore.
Ky akt i dhunshëm ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Si Kryetar i Komunës, unë e dënoj fuqishëm këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit ku para dy dite ka ndodhur i njëjti sulm në stacionin policor të Komunës së Zveçanit”, shkuan Peci në Facebook. /Telegrafi/