Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, tash e sa kohë po jeton në Stamboll të Turqisë.
Ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, Taraku ka ndarë me ndjekësit një fotografi mjaft provokuese, e cila e tregon atë në shtrat, e fokusuar në laptop-in e saj.
Teksa vë në pah figurën trupore, Morena i jep vëmendje edhe tatuazheve të shumta që ka realizuar në krahun e saj të majtë.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë cilësuar “seksi” këtë paraqitje të modeles.
E njëjta, ka muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/