Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, është shumë dashur dhe e pëlqyer nga fansat e saj.
Ajo është çdo herë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Jo të rralla janë rastet kur këngëtarja shqiptare publikon edhe ndonjë fotografi provokuese.
Së fundmi, me rastin e ditëlindjes së një prej mikeve të saj më të mira, ajo ka publikuar një kolazh fotografish në rrjetin social Instagram, e njëra ndër to është edhe një fotografi ku Ora shfaqet krejtësisht ‘topless’.
“Unë nuk mendoj se kjo fotoja e parë ishte e përshtatshme për këdo që ta shihte, por f*ck! Është ditëlindja jote!!! Dhe kjo ishte në mes të Afrikës (momenti legjendar) ditëlindja e lumtur për miqtë e mi më të mirë më të mirë. Ne e njohim njëra-tjetrën që kur ishim foshnje dhe jam aq mirënjohëse që mund të rritem me ju. Le të vazhdojmë të shikojmë njëra-tjetrën dhe të udhëtojmë botën së bashku dhe të bëjmë kujtime dhe të bëhemi balerina kur të jemi 102 vjeçe”, ka qenë urimi që Rita i ka bërë mikeshës së saj Anda.
Këngëtarja përndryshe është shumë aktive muajve të fundit me koncerte në mbarë Evropën.
“Girls” mbetet kënga më e fundit të cilën këngëtarja e solli në bashkëpunim me këngëtaret Bebe Rexha, Cardi B dhe Charli XCX. /Telegerafi/