Telegrafi

Fotografi e rrallë familjare e Pogbas në ditëlindjen e gruas së tij

Zulay dhe Paul Pogba (Foto: Instagram/paulpogba)

Paul Pogba ka publikuar një fotografi të rrallë me familjen e tij, në ditëlindjen e gruas së tij, Zulay.

Futbollisti francez nuk publikon shpesh fotografi familjare, ndërsa kësaj radhe i ka publikuar disa josh, në të cilat krahas gruas së tij, ndodhet e djali i vogël i çiftit.

Në fotografinë e përbashkët, 26-vjeçari dhe modelja boliviane kanë zgjedhur veshje të ngjashme, ndërsa njësoj e kanë veshur edhe fëmijën e tyre.

Në imazhet tjera të postuara, shfaqet bashkëshortja e tij me fëmijën, si edhe një pozë e vetme e bukuroshes, ndërsa në përshkrim nuk ka munguar edhe urimi i tij.

Ndërsa vet Zulay e ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet duke u vozitur me bashkëshortin e saj. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/zulaypogba)