Telegrafi

Fotografi e rrallë e Shyhrete Behlulit me bashkëshortin (Foto)

Këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli është njëra ndër këngëtaret më të preferuara nga publiku të zhanrit popullor.

Vitet kalojnë, por Shyhrete Behluli vazhdon të mos e ndjejë plakjen.

Duket se së fundmi edhe atë e ka kapur nostalgjia, gjersa ka publikuar një fotografi të vjetër për fansat në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu "Deshti Fati" dhe Shyhrete Behluli me vajzën e saj Engjëllushën vijnë në bashkëpunim (Video)

Në fotografi, këngëtarja Shyhrete Behluli shihet pranë bashkëshortit të saj Lulzimit kur ishin shumë më të rinj.

Ata duken vërtet ndryshe sot, por dashuria mes tyre vazhdon të mbetet e njëjtë. /Telegrafi/