Besnik Canolli është ndër reperët më të pëlqyer në vendin tonë.
Emrin 2po2, me të cilin njihet më shumë në publik e mori pas formimit të grupit me anëtarin tjetër, Arben Mehmeti, i cili më vonë u shkëput nga muzika, transmeton Telegrafi.
Telegrafi ka siguruar një fotografi të rrallë të artistit në fillimet e karrierës së tij, e cila nisi që në vitin 1995 me një këngë demo, për të vazhduar më pas në vitin 1997 në mënyrë profesionale.
“S’më pëlqen kjo lojë” është kënga e parë, me të cilën arriti të depërtojë në tregun muzikor shqiptar, për të vazhduar deri sot me hite të njëpasnjëshme.
36 vjeçari jeton në Francë dhe është baba i dy fëmijëve. /Telegrafi/