Telegrafi

Fotografi e rrallë e Gilit nga martesa e saj me Ilir Beranin (Foto)

Këngëtarja Gili dhe kompozitori i njohur Ilir Berani janë një prej çifteve që prej vitesh i kanë rezistuar kohës!

Ata janë njohur përmes muzikës, dhe si të tillë kanë krijuar një bashkëpunim shumë të ndërsjellë së bashku.

Martesa e tyre daton prej vitit 1990, ndërsa të shumta janë edhe fotografitë që çifti ruajnë nga data më e rëndësishme e jetës së tyre.

Së fundmi, ka qenë Gili ajo e cila ka ndarë me fansat një fotografi shumë të veçantë dhe të rrallë nga martesa e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një imazh, i cili tregon dukjen e saj nuse dhe Ilirin si dhëndër.

Ata ishin shumë më të rinj në atë kohë, ndërsa dukeshin edhe shumë modern për kohën.

Dyshja në fjalë kanë së bashku dy fëmijë: Robertin dhe Redonin. /Telegrafi/