Këngëtarja e njohur Dafina Dauti ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë, ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave mban gjithnjë lidhjen e saj me fansat.
Këngëtarja preferon që të publikojë herë pas here fotografi nga përditshmëria e saj.
Por, së fundmi Dafina ka publikuar një fotografi në InstaStory, e cila duket të jetë mjaft thumbuese ndaj disa personave, të cilët dikur ajo i konsideronte miq.
Në fotografi shfaqej një burrë i rrethuar me gjarpërinj, teksa në mbishkrimin e fotos shkruhej: “Një fotografi me shoqërinë e vjetër”.
Duke ditur që këngëtarja Dauti ka disa muaj që ka prishur marrëdhëniet me modelen Arbnora Ademaj, të cilën dikur e konsideronte si motër, menjëherë lindin dyshimet se ky postim ‘thumbues’ mund t’i jetë drejtuar asaj.
Ato pranuan publikisht në një nga emisionet e RTV Dukagjinit, se nuk flasin me njëra-tjetrën më, madje as që kanë marrë mundimin të pajtohen.
E duket se këtë “shoqëri të vjetër” Dafina po e krahason me gjarpërinjtë, duke thumbuar në njëlloj mënyre të gjithë personat me të cilët ka prishur marrëdhëniet shoqërore. /Telegrafi/