Fotografitë dhe videon që janë shfaqur në rrjetet sociale, shfaq forcat izraelite duke u bërë gati të përmbysin labirintin e tuneleve që Hamasi i përdor nën Rripin e Gazës, duke i mbushur me ujë deti.
Izraeli njoftoi se kanë përfunduar instalimin e të paktën pesë pompave rreth një milje në veri të kampit të refugjatëve Al-Shati, dhe se mund të pompojnë mijëra metër kub ujë për orë – që do të thotë se rrjeti prej 300 miljes i tuneleve mund të mbushen me ujë brenda pak javëve, transmeton Telegrafi.
Plani i tyre është që të detyrojnë militantët e Hamasit të dalin nga tunelet, duke e përmbysur tërë rrjetin e tunele me ujë deti.
Tani IDF-ja ka publikuar imazhet, ku shihen ushtarët izraelitë duke bërë përgatitjet e më të fundit të gypave të zi që fillojnë nga plazhet e Gazës e deri në drejtim të tuneleve.
Videoja e shpërndarë nga një media në Izrael, tregon ushtarët e IDF-së duke punuar në pompa të vendosur nën tokë. /Telegrafi/