Ajo aktualisht është në Sydney, e zënë me projekte të reja pune.
Rita Ora shfaqi fizikun e saj të bujshëm në një paraqitje me bikini të lëkurës së gjarprit të shtunën ndërsa zbuloi ‘disponimet’ e saj të ndryshme në një seri fotografish të publikuara në Instagram.
Këngëtarja 30 vjeçare, u sigurua të përfshinte një fotografi të adhurueshme nga fëmijëria e saj, ku shquhej si një kaçurrele ngjyrë çokollate, shkruan DailyMail.
Në një foto tjetër, ajo zbuloi profilin e saj anësor ndërsa po merrte një pamje dramatike të makijazhit.
Rita duket se ishte në skenë për fotografinë e improvizuar, ndërsa ishte ulur në një makinë retro ngjyrë rozë para se të hidhej për të zbuluar veshjen e saj të plotë.
Ajo vuri në pah figurën e saj të mprehtë në pantallona PVC me një rrip të mbushur me thumba në bel.
Ylli i muzikës pop mbylli derën e makinës në fotografi përpara se të ndante me ndjekësit edhe një ‘selfie’.
Interpretuesja e hitit “Hot Right Now“ shfaqi sensin e saj eklektik të stilit ndërsa u shfaq pa sytjena në një xhaketë sportive me shirita, të cilën ajo e kombinoi me pantallona të ngjashme.
Ajo e kompletoi pamjen me një kapelë bejsbolli teksa kishte vënë disa bizhuteri ari, duke dekoruar kyçet, qafën dhe gishtat e saj.
Në fotografinë e fundit të këtyre serive në Instagram, Rita shfaqi bukurinë e saj natyrale ndërsa pozoi pa makijazh.
Muajin e kaluar, këngëtarja e hitit “Lonely Together” zbuloi se sa e lumtur ishte që u bashkua me panelin e jurisë në “The Voice Australia”, pjesë e të cilit janë edhe emrat tjerë të njohur si: Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.
“Unë jam vërtet mirënjohëse që jam ftuar këtu për të qenë pjesë e ‘The Voice’ këtë vit”, tha ajo për The Daily Telegraph.
“Mezi pres të jem në gjendje të mentoroj talentin mahnitës këtu. Australia është shtëpia e disa muzikantëve dhe partnerëve të mi të preferuar që kam pasur ndonjëherë kënaqësinë të punoja”, shtoi ajo.
Rita Ora ka qenë më parë anëtare e jurisë në versionin britanik të “The Voice” në vitin 2015, ndërsa gjithashtu mori përsipër rolet e gjykimit në spektaklet “X Factor” dhe “The Masked Singer”. /Telegrafi/