Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, pak ditë më parë ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të.
Me këtë rast, ajo mori urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Tuna e festoi 35-vjetorin e lindjes me djalin e saj në Chikago të Illinois, ku po kalon disa ditë të mira pushimi tek miqtë e saj.
Këngëtarja vendosi që të falënderojë të gjithë ndjekësit e saj për urimet, përmes disa fotografive atraktive të publikuara në rrjetin social Instagram.
E veshur me një kostum të zi me pjesën e hapur te dekolteja, këngëtarja shkupjane dukej mjaft atraktive teksa fotografohej në Chikago.
“Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes”, shkroi Tuna në mbishkrimin e fotografive.
Këngëtarja përndryshe ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj, e ashtu si kolegët e saj këngëtarë, nuk po mundet të mbajë as koncerte, për shkak të pandemisë globale COVID-19. /Telegrafi/