Gazetari i njohur amerikan, Bill O’Reilly, publikoi foto të papublikuara më parë të presidentit amerikan, Barack Obama me veshje myslimani.
Gazetari i Fox thotë se fotot janë bërë gjatë dasmës së gjysmë-vëllait të Obamës në fillim të viteve ’90.
Gazetari shkoi larg në pretendimet e tij kur tha se lidhjet e thella emocionale të Obamës me Islamin e kanë penguar që të luftojë në mënyrë efektive terrorizmin.
Gazetari tha se dështimi më i madh i Obamës mbetet Shteti Islamik.
Prej kohësh republikanët pretendojnë se Obama nuk e përdor qëllimisht frazën ‘terrorizëm islamik’.