Site icon Telegrafi

Foto skandaloze nga një shkollë në Kentucky – nxënëset duke kërcyer në prehrin e mësuesve dhe drejtorit

Një shkollë e mesme në Kentucky është nën hetim pas publikimit të fotove tronditëse nga një lojë shkollore, të cilat tregojnë nxënësit duke kërcyer në prehrin e mësuesve dhe drejtorit të shkollës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fotot u bënë virale në Twitter dhe Facebook, por shumë shpejt u hoqën.

Gjegjësisht, gjithçka nisi pasi një përdorues i Twitter-it ndau fotot nga faqja e Facebook-ut të Hazard High School, pas së cilës shkolla i fshiu të gjitha fotot nga rrjetet sociale.

Fotot tronditën publikun pasi shfaqeshin nxënëse të veshura me uniformat e “Hooters”, me diçka që duket si një pije alkoolike.

Fotot e tjera tregojnë një nxënëse duke kërcyer në prehrin e një mësuesi dhe një drejtori shkolle.

Madje, thuhet se dyshohet se ka pasur edhe “shuplaka në të pasme”.

Autoritetet deklarojnë se e gjithë çështja është nën hetim, ndërsa mediat shkruajnë se drejtori dyshohet se ka qenë nën hetim dy herë për shkak të incidenteve me alkool në të cilat kanë marrë pjesë studentë.

Aster Sizemore, anëtar i bordit të pavarur të shkollës, tha se ai ishte në shkollë të martën, por jo në momentin kur u bënë fotografitë e diskutueshme. Sizemore tha se ishte shumë i befasuar, sepse drejtori i shkollës është shumë i rreptë. /Telegrafi/

Exit mobile version