Publicisti Bajram Mjeku, në profilin e tij në Facebook ka postuar një foto të vitit 1973.
Në foto shihet mbreti norvegjez, Olavi i V-të (1903-1991). Ai shihet në një tramvaj të Oslos, duke prerë biletën.
“Mbreti Olav, pasardhës i mbretit Hakon VII, bënte jetë modeste. Aktualisht Mbretëria norvegjeze e cila udhëhiqet nga djali i tij Harald V, është shteti më i fuqishëm në botë për kokë banori dhe qytetarët norvegjezë janë më të lumturit në planet!”, ka shkruar Mjeku.
Për sqarim, fotoja u shkrep gjatë krizës së OPEC-ut. Mbreti i Norvegjisë që voziste vet kerrin, pa shofer, në kohë të krizës së naftës, si shumica udhëton me tramvaj. Thjesht, nuk do privilegje. Një gazetar i huaj, i habitur kur e sheh të vetëm një alamet mbreti të një alamet shteti, e pyet nëse ka truproje! Mbreti i thotë: “Po, i kam katër milionë”! /Telegrafi/