Site icon Telegrafi

Foto montazh në Facebook e Instagram dhe shantazhonin viktimat, dy të arrestuar në Podujevë 

Foto: Ilustrim

Sot nga hetuesit policor të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, të mbështetur edhe nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është finalizuar një operacion policor, i cili rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar për disa raste të shantazhit.

Ky operacion është ndërmarrë nga ana e policisë, pasi janë njoftuar se në rrjete sociale (Instagram, Facebook etj.), persona të dyshuar publikonin fotografi, (të cilat i montonin me portretin e viktimave) nëse viktimat nuk ofronin shumën e parave që personat e dyshuar kërkonin.

Duke i parë si shqetësuese raportimet e tilla, policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore dhe një ditë pas raportimit të rasteve (në Podujevë), ka arrit të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar: H. H, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe E.R, mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj tyre është iniciuar rasti shantazh dhe të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Deri tani në polici janë paraqitur disa raste të tilla (shantazh) , andaj marrë në konsideratë këtë fakt kërkojmë nga qytetarët, që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin policor më të afërt, që bashkërisht të kontribuohet në luftimin e kësaj dukurie mjaft shqetësuese. /Telegrafi/

Exit mobile version