Telegrafi

“Foto foto”, projekti debutues i reperes së re Anisa

Foto: Anisa Veseli/Instagram

Anisa Veseli është një emër i ri në estradën shqiptare.

Ajo deri më tash ka qenë e njohur si blogere, ndërsa së fundmi ka nisur rrugëtimin e saj edhe në muzikë.

Anisa ka publikuar projektin e saj të parë muzikor origjinal të titulluar “Foto foto”.

Kënga është ritmike e zhanrit hip-hop, gjersa për realizimin e saj është kujdesur producenti Rrzon.

Anisa gjithashtu vjen me një paraqitje mjaft ekstravagante në një klip të realizuar deri në detajet e fundit.

Para kësaj kënge, Veseli kishte publikuar një ‘cover’ të këngës “Jeten tende”, të interpretuar nga Bruno dhe Shkurte Gashi. /Telegrafi/