Një fotografi e rrallë e Edona Llalloshit dhe Donat Qosjës na ka rikthyer disa vite prapa.
Dyshja e famshme janë fotografuar gjatë xhirimeve të filmit “Gjurmët”, të realizuar në vitin 1996, ku këngëtarja e njohur kishte sprovuar veten edhe në aktrim,transmeton Telegrafi.
Kjo fotografi është realizuar nga Eliza Hoxha dhe është botuar në kopertinën e gazetës “Jeta”.
Gjersa Donati vazhdon akoma të jetë ndër më të angazhuarit në projekte filmike e televizive, Edona i është përkushtuar muzikës dhe fansave të shumtë të këngës së saj./Telegrafi/