Klani Beckham ka një mënyrë jetese të ngarkuar, me udhëtime të shpeshta mes Los Angeles dhe Londrës. Dhe patriarku i familjes David, duket se shfrytëzon çdo mundësi për të pushuar pak.
Kjo ka ndodhur edhe të mërkurën ndërsa ai ka qenë duke fluturuar me një avion privat në shoqërinë e bashkëshortes Victoria dhe 4 fëmijëve të tyre, Brooklyn, 16, Romeo, 12, Cruz, 10, dhe 4-vjeçarja Harper.
Ish-futbollisti 40-vjeçar është kapur në flagrancë nga ylli i ‘Spice Girl’, e cila shpërndau një foto bardhë e zi të bashkëshortit të saj bukurosh, i cili dremiste në avion pas një dite të gjatë.
“Ka qenë një ditë e vështirë për babin nga dielli i Los Angeles-it”- shkroi Victoria nën foto, duke i dhuruar 4.6 milion ndjekësve të saj një pamje të rrallë të jetës së çiftit të famshëm.
Sigurisht që nuk kishte sesi David të mos flinte pas argëtimit me fëmijët e tij dhe kjo duket qartë edhe nga kukulla e vogëlushes Harper, që gjendet në këmbët e tij./Telegrafi/