Këngëtarja e njohur Miriam Cani ka publikuar foton e parë të vajzës së saj, Ameli, të ardhur në jetë pak kohë më parë.
Cani ka zgjedhur pikërisht natën e Krishtlindjeve për të publikuar këtë foto, ndërsa ka uruar të gjithë besimtarët për festën.
“Gëzuar Krishtlindjen të gjithë besimtareve të krishterë. Mbizotroftë dashuria në këtë natë të shenjtë dhe qoftë bashkimi, paqja dhe ngrohtësia familjare si kjo e kësaj nate, në të gjithë vitin. Ju përqafojmë të gjithevë”, shkruan Cani. /Telegrafi/