Dua Lipa ishte kryefjala e muzikës botërore dhe britanike në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, NME Awards.
Superylli shqiptar u shfaq me disa veshje në këtë ceremoni, duke ndryshuar ‘lookun’ e saj i cili sa bëhej seksi, bëhej me më shumë stil, shkruan Telegrafi.
Ajo së pari shihet me një fustan të bardhë që e shfaqë atë ultra seksi me çka rrëmbeu vëmendjen e paparacëve.
Më pas, ajo kaloi në një veshje me më shumë ngjyra kryesisht të ngrohta dhe një fund të gjatë në pjesën e poshtme, me çka tregoi se ajo është në hap me kohën dhe në përkrahje të diversitetit në botën e sotme.
Pas përfundimit të ceremonisë, Dua ndërroi sërish dukjen, duke u shfaqur me fustan ngjyrë të zezë me elemente të gjelbërta.
Ajo reklamonte vazhdimisht çmimin e saj në shenjë gëzimi, duke bërë edhe poza joshëse para paparacëve të pranishëm.
Dua rrezatoi në secilën paraqitje, ndërsa edhe kjo e radhës në NME Awards do të jetë një nga gjurmët më të rëndësishme në karrierën e saj. /Telegrafi/