Telegrafi

Fotinia për mospajtimin e nënës për martesë: Gjërat duken ndryshe jashtë shtëpisë së Big Brother

Fotinia ka biseduar me Danjelin për ato që ka thënë nëna e saj në lidhje me vendimin e marrë për martesë.

“Mami im më tha që nuk është Fotinia ajo që vendos për dy muaj. Nuk është Fotinia që nxitohet”, i ka thënë ajo Danjelit.

Por, për Fotininë, nëna e saj gabohet dhe për këtë fajëson “realitetin” e ndryshëm brenda shtëpisë nga ajo që shfaqet jashtë.

Lexo po ashtu Për herë të parë dasmë në Big Brother! Erion Veliaj bën celebrimin e çiftit Daniel-Fotini (Foto)

“Gjërat shihen ndryshe jashtë dhe ndryshe këtu brenda”, është shprehur ajo.

Danjeli ka theksuar se edhe ai foli shumë mirë për këtë dhe Fotinia kureshtare e pyet se çfarë tha.

“Thjeshtë thashë që të dua”, është përgjigjur ai.

Kujtojmë se të shtunën, çifti i pëlqyer nga publiku Daniel dhe Fotini kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë brenda shtëpisë, siç nuk kishte ndodhur më parë në ndonjë nga edicionet e Big Brother. /TCH/Telegrafi/