Fotinia ka biseduar me Danjelin për ato që ka thënë nëna e saj në lidhje me vendimin e marrë për martesë.
“Mami im më tha që nuk është Fotinia ajo që vendos për dy muaj. Nuk është Fotinia që nxitohet”, i ka thënë ajo Danjelit.
Por, për Fotininë, nëna e saj gabohet dhe për këtë fajëson “realitetin” e ndryshëm brenda shtëpisë nga ajo që shfaqet jashtë.
“Gjërat shihen ndryshe jashtë dhe ndryshe këtu brenda”, është shprehur ajo.
Danjeli ka theksuar se edhe ai foli shumë mirë për këtë dhe Fotinia kureshtare e pyet se çfarë tha.
“Thjeshtë thashë që të dua”, është përgjigjur ai.
Kujtojmë se të shtunën, çifti i pëlqyer nga publiku Daniel dhe Fotini kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë brenda shtëpisë, siç nuk kishte ndodhur më parë në ndonjë nga edicionet e Big Brother. /TCH/Telegrafi/